Njoftohet se 12 kamionë të tjerë me ndihma kanë kaluar përmes pikës kufitare Rafah drejt Rripit të Gazës që ndodhet nën bombardimet e Izraelit.

Drejtori i zyrës për media të pikës kufitare Rafah, Wal Abu Mohsen në një deklaratë për AA tha se 12 kamionët me ndihma që kanë hyrë në Gaza transportuan “ujë, ushqime dhe ilaçe”.

Ai tha se me autokolonën e fundit të ndihmës, numri i kamionëve që kanë hyrë në Rripin e Gazës ka arritur në 74 që nga 7 tetori kur Izraeli filloi sulmet kundër Gazës.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re