Skip to content

Në plazh apo pishina/ Ja këshillat për të pasur pushime të sigurta nga Covid 19

Është gati verë, dhe dita sa vjen e po bëhet më e nxehtë. Ju doni të shkoni në plazh ose në pishinë  por gjithashtu nuk dëshironi të sillni koronavirusin në shtëpi. Ju mund të argëtoheni pa frikë, për sa kohë që zbatoni masat e distancimit social. Ne kemi pyetur dy ekspertë të sëmundjeve infektive se si të argëtoheni në ujë pa u infektuar nga koronavirusi.

Këto janë disa nga këshillat e tyre për një verë më të sigurt:

Lexoni protokollin e sigurisë së pishinës ose plazhit.  A po e kufizon pishina apo plazhi numrin e njerëzve që mund të hyjnë njëkohësisht.

Shkoni të përgatitur/ Ju mund të merrni vetë xhelat tuaj dezinfektues për të pastruar vendin tuaj kur të mbërrini. Ju gjithashtu duhet të keni një maskë për fytyrën.

Në ujë/ Koronavirusi nuk ka të mundësi të përhapet në ujë, thotë CDC. Por ende ka shumë që nuk dimë për Covid-19, kështu që gjëja më e sigurt për të bërë është të ruani distancën nga të tjerët.

Mos vendosni maskë në ujë/. Është thjesht jo praktike! Një maskë e lagur mund të jetë e rrezikshme nëse pengon frymëmarrjen tuaj. Ruani maskën kur të dilni përsëri në tokë.

Ruani distance/. Mos harroni, njerëzit e përhapin koronavirusin, jo uji.

Në rërë/Ekspertët e sëmundjes infektive janë optimistë se njerëzit mund të shijojnë ambientet e jashtme këtë verë. Nëse vendi është i mbipopulluar mos qëndroni atje.

Vendosni një maskë/ Pavarësisht nëse jeni në një plazhë publik, vend parkimi ose një supermarket, duhet ta vendosni maskën.

Në diell/Shkencëtarët mezi presin të shohin nëse virusi do dobësohet gjatë verës.

Ruani higjenën/ Drita e diellit nuk do të pastrojë duart tuaja. Lani ato shpesh kur jeni rreth njerëzve të tjerë në publik.

Mos harroni kremin e ​​diellit/. Maska mbron vetëm gjysmën e poshtme të fytyrës suaj! Mos harroni të aplikoni rregullisht kremin kur jeni në diell,  minimizimi i kontaktit me të huajt është ende thelbësore.

Rreziku juaj nga infeksioni nuk do të jetë zero edhe nëse i ndiqni të gjitha masat, por mund ta ulni nëse jeni të kujdesshëm.