Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka dhënë dorëheqjen nga të gjitha funksionet në Partinë Demokratike, pas humbjes së thellë në së zgjedhjeve të 6 marsit.

Burimet të “Fax News” bëjnë me dije se Agron Gjekmarkaj jep dorëheqjen nga nënkryetari i Partisë Demokratike.

“Jap dorëheqjen nga funksionet politike brenda PD-së, dorëhiqem nga funksionet që mbaj. Të bëj një hap pas SB dhe LB. Ne po rrezikojmë të shuhemi, unë e ndiej dhe marr përgjegjësi. Kam ndier mërzitjen njerëzve para fytyrës sime, ua kam borxh atyre marrjen e përgjegjësive. Duhet të ngrihet një komision që të dërgojë PD në zgjedhje për të mirën e demokratëve. Të bëhet garë, gara nxjerr lider. Rroftë PD”, shkruan Gjekmarkaj.

PD ka dalë forcë e tretë në këto zgjedhje, e kryesuar nga PS dhe “Shtëpia e Lirisë”. Me humbjen edhe të Shkodrës, Partia Demokratike e Lulzim Bashës nuk ka më asnjë nga 61 bashkitë e vendit.

Basha mbrëmjen e sotme ka thirrur grupin parlamentar të PD-së ku janë zhvilluar debate të forta. Pas humbjes së rëndë në zgjedhjet e pjesshme lokale PD-ja po tronditet nga të tjera largime të bujshme. Kujtojmë që deputetët e PD-së me në krye Agron Gjekmarkaj i kanë kërkuar Bashës që të mbajë përgjegjësinë dhe të japë dorëheqjen si kryetar i PD-së por Basha nuk ka pranuar me pretendimin se zgjedhjet janë vjedhur.

 

“Duhet të largohesh si kryetar”/ Pas humbjes, deputetët e PD-së i kërkojnë Bashës që të japë dorëheqjen (Debati i fortë brenda selisë blu)

“Komisioni duhet ta çojë PD në zgjedhje”, Gjekmarkaj dhe Bushati sulmojnë Bashën: Duhet të ikësh, e shkatërruat PD-në

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re