Policia holandeze njoftoi sot për kapjen e 230 kilogramë kokainë në portin e Roterdamit, të fshehur në një kontenier që vinte nga Brazili dhe që kishte për destinacion Britaninë e Madhe.

Roterdami, që ndodhet në veriperëndim të Holandës dhe është proti më i madh në Evropë që është përballur me kapje të sasive të mëdha të drogës kohët e fundit, raporton atsh.

Në tetor të vitit të kaluar, 400 kilogramë kokainë u kapën, edhe këto të fshehura në një kontenier me prejardhje nga Brazili.

Po ashtu në nëntor, 600 kilogramë drogë u zbuluan në një magazinë pranë portit, pranë qytetit Delft.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re