Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kajro, Spartak Topollaj ka qenë sot i ftuar në emisionin “Me Xhaxhiun” ku ka folur për konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës dhe si ndikon kjo në rajonin tonë.

Topollaj mendon se Rusia nuk ka teknologji të mirë në armatim por thekson se është përpara të gjithëve në armën bërthamore. Sipas Topollaj, në rast se shpërthen lufta Rusi-Ukrainë atëherë kjo do të sjellë pasoja edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Putin është një autokrat i sofistikuar, hyn deri në detaje dhe intimitete të politikës dhe biografisë së njerëzve që i rrethon. Metodat në politikën e brendshme të sundimit të Vladimir Putinit janë tipike metoda staliniste, të kombinuara me metoda që përdorte Stalini të shërbimit sekret sovjetik. Këtë e ka treguar rastet e eliminimit të kundërshtarëve qofshin opozitarë apo ish-agjentë që kanë dekonspiruar veprimtarinë e tyre të cilët më pas janë eliminuar. Me këto metoda drejton Putin Rusinë. Ukraina është shteti më i madh evropian, 51 zyrtarisht banorë me super pasuri dhe me sipërfaqe 603.500 km katror duke i kaluar Francës, Spanjës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë. Kanë edhe këta historinë e tyre të lashtë. Aktualisht është shteti më i madh evropian brenda Europës. Vetë europa nuk mund të qëndrojë në heshtje. Oreksi i Putin nuk mund të trazojë ujërat. E drejta ndërkombëtare e cdo shteti është që duhet të zgjedhë vetë shteti sepse ska pse i merr leje Putinit.

Lavrovi ka luajtur një rol të madh në hartimin e strategjisë së politikës së Puninit. Ai gjithashtu ka shfrytëzuar në maksimum edhe eksperiencën vcetiake dhe vartësit e tij të KKB-së. Duke pasur një rrjetë të shtrirë të agjenturës së tij ai nuk e ka të vështirë të tatojë pulsin dhe raportet mes vetë shteteve mes BE. Shembulli më tipik është Gjermania e varur në pjesën më të madhe nga gazi rus. E konvertuar me cmimet janë 220 miliardë dollarë dmth 4 fishi i buxhetit ushtarak të rusisë së Putinit. Rusia nuk ka bërë progres në teknologjinë ushtarake. Këtu janë pas…E vetmja forcë e tyre e madhe janë arma bërthamore dhe ajo me hidrogjen. Aty kërcënon Putini sepse ka kapsula bërthamore më shumë se gjithë. Sinqeriteti i tij më habiti sepse ishte djallëzor kur tha se nëse shpërthen lufta me europën dhe me amerikën të gjithë dalim të humbur p[or mos harrojmë që ne jemi fuqi e madhe bërthamore. Ai e ka cuar në mend që në fund të fundit të përdorë edhe armën atomike që do të ishte një katastrofë.

Nëse shpërthen lufta Rusi-Ukrainë, cfarë ndikimi do të ketë në Rajoni ynë?
“Putini i ka duart e gjata dhe aspak nuk do të ishte cudi që corbën ruse që ata e kanë shumë qesh ta konsumojnë ai kërkon ta hajë edhe në Ballkanin Perëndimor. Këtë e kanë thënë edhe politikanë europianë përfshirë edhe kryeministrin britanik që Putin po përgatit të trazon ujërat në Ballkan dhe tereni është gati. Putin ka miqësi me Vucic, mikun e kryeministrit tonë Rama. Këta tentuan të organizonin grusht shteti në Malin e Zi. Rreziku ekziston gjithmonë”, tha Spartak Topollaj.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re