Në prag të protestës që pritet të mbahet ditën e nesërme para selisë së PD, ka ardhur edhe dorëheqja e parë nga brenda ndërtesës së demokratëve. Ka qenë roja i brendshëm i PD-së, Pëllumb Matraku i cili ka hequr dorë nga vendi i punës të cilin e mbante prej 24 vitesh.

Matraku e ka deklaruar dorëheqjen e tij nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook, ku ka shprehur se ishte krenar për punën e bërë si gjatë kohës së Berishës ashtu edhe gjatë kohës së Bashës. Në justifikimin e këtij vendimi të marrë, ai shkruan se nuk i pëlqenin disa reagime mes demokratëve dhe gjithashtu bëri thiorrje që të gjendet një gjuhë e përbashkët.

“Kam punuar 24 vite në PD. Jam shumë krenar që kam punuar me profesor doktor Sali Berishën. Në 2 legjislaturat e fundit kam punuar me Lulzim Bashën, i jam shumë mirënjohës. Sot (të mërkurën) bëra një largim para kohe sepse nuk më pëlqejnë disa reagime mes demokratësh. Bëni mirë të gjeni gjuhën, mos i bëni qejfin të tjerëve”, shkruan Matraku në “Facebook”.

(B.V/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re