Lideri i opozitës në Armeni dhe kandidat për kryeministër Nicolas Pasinian ka thënë sot se nesër në mbrëmje do të mbajë një protestë në qendër të Erevanit në prag të votimit në parlament për kryeministrin e ri.

Tubimit të opozitës do t’i paraprijë një koncert i këngëtarit amerikan me prejardhje armene Serge Tankian.

“Nesër në orën 20:00 do ta pres në aeroport Serge Tankian. Pas kësaj në orën 21:00 do të mbajë një fjalim në shesh të Republikës ku pastaj do të pasojë koncerti i këngëtarit”, ka shkruar Pasinian në rrjetet sociale, transmetojnë mediat e Armenisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re