Agjensia e Mbikqyrjes Policore publikon raportin vjetor të vitit 2022 për efektivët e arrestuar, të proceduar, si dhe llojet e ankesave që qytetarët kanë bërë ndaj tyre.

Referuar të dhënave të kësaj agjensie, nga janari deri më dhjetor janë arrestuar 168 punonjës policie.

Krahasuar me vititin 2021, janë arrestuar 80.6% më shumë.

Pjesa më e madhe e tyre janë me vendim gjykate, të hetuar për korrupsion, shpërdorim detyre, mosveprim e veprime arbitrare.

Gjatë vitit që lam pas, hetimi disiplinor nisi për 58 efektivë, nga të cilët 42 të nivelit zbatues, 14 punonjës të nivelit të parë drejtues, e më pak për nivelet e tjera.

Sipas të dhënave, numrin më të lartë të ankesave që qyqytarët kanë bërë, janë për policinë e Rendit dhe Sigurisë Publike, me 826 ankesa. Pasohet nga Policia Rrugore me 589 ankesa, 429 për hetuesit e krimeve, e më pak për sektorët e tjerë.

Ndërsa numrin më të lartë të shkeljeve të raportuara pranë Agjensisë së Mbikqyrjes Policore e mbajnë gjobat e padrejta të vendosura nga Policia Rrugore për shkelje të Kodit Rrugor. Janë raportuar gjithsej 612 raste për këtë gategori, duke u pasuar me ankesat për efektivët që kanë kryer veprime arbitrare dhe ata të cilët kanë shkelur procedurat standard.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko