Skip to content

Në pranga 30 vjeçari shqiptar, u kap duke vjedhur apartamentin në Milano

Një shqiptar u arrestua në Milano ndërsa po tentonte që të vidhte një banesë. I arrestuari, një emigrant 30 vjeçar u kap në flagrancë, ndërsa po futen për të vjedhur një apartament në Ugo Betti, në zonën e Bonola-s.

Ka qenë një banor i pallatit që ka lajmëruar policinë, pasi ka dëgjuar alarmin që ka rënë në banesë.

Policia shkoi menjëherë në vendngjarje dhe e ndaloi të riun.

Në xhepat e tij, policia gjeti bizhuteri ari me vlerë 10 mijë euro, të cilat i kishte vjedhur nga dhoma gjumi e apartamentit të katit të katërt.

Shqiptari u dërgua në polici ku më vonë është zbuluar se ai kishte një urdhër arresti nga gjykata e Milanos për një dënim prej 2 vjet e gjysmë për grabitje, vërtetim të rremë dhe posedim të dokumenteve false.

Videon mund ta shikoni këtu.