Ndryshon masa e sigurisë për Vjola Sterjon, ish drejtoreshën e Mjedisit, e cila u arrestua për mashtrim, në 27 Dhjetor të vitit 2022.

Nëpërmjet avokatit të saj, ka kërkuar zëvendësim të masës së sigurimit nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”.

Kërkesa është pranuar nga Gjykata e shkallës së parë të Korçës, e cila në datën 8 Mars ka vendosur zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, me masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Seanca është mbajtur pa prezencën e Sterjos, ndërsa mësohet se gjykata ka zbutur masën e sigurisë ndaj saj, me arsyetimin e nevojës për kujdestarinë e dy fëmijëve të saj të mitur, 7 dhe 10 vjeç.

Vjola Sterjo u arrestua në Dhjetor për veprën penale të “mashtrim me pasoja të rënda”, pas denoncimit dhe hetimit disa mujor të prokurorisë, e cila dokumentoi se Sterjo kishte mashtruar disa biznesmenë në Korccë dhe Pogradec, duke iu marrë shuma të mëdha parash që fillonin nga 50 mijë Euro deri në 160 mijë Euro, duke iu premtuar që do tiu siguronte subvencione nga AZHBR. Sterjo ka mbajtur pozicione të larta drejtuese në administratën publike, si tek e-Albania dhe AKSHi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re