Policia e Tiranës ka arrestuar një te ri qe shpërndante droge pranë gjimnazeve te kryeqytetit. Erind Krakulli ka rene ne prangat e policisë pas informacioneve te marra  se 30-vjeçari shiste ekstazi pranë shkollave te mesme.
 
Gjate kontrollit ne banesën e tij u gjeten 60 pilula ekstazi, krehër pistolete dhe fishekë. Ndaj 30-vjeçarit rendon akuza e prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike si dhe ajo e armëmbajtjes pa leje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re