Situata në Majën e Rrunës vijon të jetë problematike, sipas një njoftimi zyrtar të Komisionit të Mbrojtjes Civile Prefektura Kukës, që kërkon ndërhyrjen me helikopter për shuarjen e flakëve.

Zjarri vijon të përpijë dhjetëra hektarë tokë në majën e Rrunës në Kukës, ku prej disa ditësh kjo vatër vijon të jetë aktive dhe shumë problematike.

“Situata e zjarrit të rënë në Maja e Rrunës Nj.Ad Malzi bashkia Kukës vazhdon të jetë problematike me gjithë punën e bërë nga forcat e angazhuara nga bashkia Kukës dhe forcat e DMR-së Kukës. Sot nga bashkia janë angazhuar 10 forca të MZSH-së, 6 punonjës të pyjores dhe Nj.Ad Malzi, 4 nga komuniteti dhe 15 forca të DMR-së Kukës. Në pritje për helikopter”, thuhet në njoftimin zyrtar të Komisionit të Mbrojtjes Civile Prefektura Kukës.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re