Autoritete italiane kanë vënë në pranga një 31-vjeçar shqiptar, i cili kishte me vetë 5 kilogram hashash.
Sipas mediave italiane, policia vuri re shqiptarin teksa priste në një stacion autobusi për tu larguar nga kryeqyteti italian, mbante një çantë të dyshimtë pranë
Pas dyshimeve, ata vendosën ta ndalonin shqiptarin për kontroll, ku edhe ju gjet një biletë e rregullt udhëtimi dhe 5 kg drogë. Lëndën narkotike e kishte fshehur brenda një çante të madhe me veshje dhe e kishte ndarë në 9 pako.
Pas arrestimit, shqiptari iu dorëzua autoriteteve të drejtësisë italiane, ndërsa iu sekuestrua lënda narkotike.
(E.G/Faxweb.al)
/faxweb
