Kur kanë kaluar gjashtë muaj nga tërmeti i 26 nëntori, banorët e një kompleksi pallatesh të dëmtuar nga lëkundjet sizmike në lagjen nr17, në Durrës i janë rikthyer protestave.

Ata u mblodhën para bashkisë dhe kërkuan një sqarim nga ana e autoriteteve  në lidhje me procedurat që po ndiqen për fazën e rindërtimit.

banorët zhvilluan një takim dhe me nënkryetarin e bashkisë por nuk morën një reagim mbi këtë çështje ndonëse sipas akt-ekspertizës që ata disponojnë ndërtesa është klasifikuar në kategorinë DS4. Kategori kjo që do të thotë se dhe pse dëmet janë të mëdha ato mund të riparohen. 

Por pavarësisht pretendimit të banorëve për nisje të punimeve, instancat vendore deklaruan se nuk mund të veprojnë pasi mungon akt-konstatimi zyrtar nga ana e institutit të ndërtimit.

Në këtë kompleks pallatesh banojnë rreth 280 familje, të cilat pas tërmetit tragjik janë shpërngulur në banesa me qera pasi godina mori dëmtime të shumta në muraturë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re