TIRANË- Mbulohet hyrja e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, aty ku pritet të dërgohet ish-kryebashkiaku Vangjush Dako. SPAK lëshoi 10 fletë arreste për kryebashkiakun Dako dhe nëntë zyrtarëve të tjerë. Mes tyre, janë caktuar 7 masa sigurie “arrest me burg” dhe tre të tjerë janë lënë në “arreste shtëpie”.

SPAK pritet që të japë informacione për të arrestuarit, të cilët akuzohen për korrupsion dhe falsifikim dokumentesh lidhur me një pallat të dëmtuar nga tërmeti në qytetin e Durrësit.

Gazetari i ABC News, Ermal Vija, raportoi se përveç hetimeve të nisura për disa kate të një palleti që u dëmtua nga tërmeti në Durrës, hetimet janë shtrirë edhe për një procedurë tenderimi gjatë kohës që Dako drejtonte Durrësin.

Në korrik të 2019, Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH)  vendosi të shpallë “non grata” ish-kryebashkiakun socialist Vangjush Dakon. Gjithashtu i ndaloi hyrjen në Shtetet e Bashkuara të ish-kryetarit të Bashkisë së Durrësit dhe pjesëtarëve të familjes së tij./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re