Skip to content

Në protestë për pagën e luftës/ Punonjësit e fasonerisë akuzojnë pronarin e biznesit

Një grup punonjësish të një fasonerie në Durrës protestuan këtë të premte për mohimin e pagës së luftës. Ata u mblodhën para mjediseve të punës ndërsa akuzuan pronarin e biznesit se nuk ka deklaruar ndërprerjen e punës ne tatime.

Punonjesitthane se ndodhen në gjendje të vështirë ekonomike dhe se nuk mund ta përballojnë dot jetesën.

Edhe tregtarët e tregut të orizit në Vlorë protestuan perpara bashkisë. Ata depozituan një peticion nepermjet te cilit kerkuan hapjen e tregut.

Protestuesit e konsideruan te padrejtë vendimin e auytoriteteve vendore pasi sipas tyre tregu ku ata shesin i plotëson kushtet për vijimin e aktivitetit.