Sot nuk ka mbetur asnjë shpend por dikur ky pyll ka qenë streha e mbi 20 mijë fazanëve.

Në mesin e tij në vitin 1973 u ngrit fazaneria e Fushë-Kuqes.

Atë vit nisi puna eksperimentale për rritjen e këtij shpendi me metodën gjysmë natyrore, pra celja e vezeve dhe rritja e zogjve me pula shtëpiake ndërsa në vitin 1975  filloi rritja gjysmë industriale ku celja e vezeve bëhej në inkubatorë të posacëm dhe rritja e zogjve në stalla.

Rezultatet e kësaj fazanerie ishin më në mirat në Shqipëri. Zogjtë eksportoheshin deri në Kanadanë e largët.

Gjok Kolici, veteriner, tregon se siguria në këtë kompleks ishte shumë e lartë. Askush nuk mund të hynte pa leje dhe pa u dezinfektuar.

Dikur aty ka pasur edhe një ndërtesë që shërbente për të pritur anëtarë të komitetit qendror apo edhe gjuetarët.

Funksionari më i lartë që ka vizituar fazanerinë ka qenë Ramiz Alia.

Gjok Kolici ka punuar në atë komples për afro dy dekada e gjysmë. Njihte me detaje cdo proces. Thotë se u ndje i keqardhur kur fazaneria u shkatërrua pas vitit 1995.

Përveç Fushë Kuqes, fazaneri ka pasur edhe në Rrushkull, Maliq, Divjakë, Fier e Vlorë.

Sot asnjera nuk funksion madje dhe shpendi simbol i tyre, fazani është tepër i rallë në Shqipëri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re