Policët dhe ushtarët që janë në shërbim këto ditë të vështira kanë shpërndarë disa mesazhe sensibilizuese për të gjithë qytetarët që u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi. Ata shprehen se në rrugë qëndrojnë ata për t’u shërbyer qytetarëve. Ndërsa njerëzit duhet të rrinë në shtëpi për t’i mbrojtur të gjithë.

 

“Ne qëndrojmë në rrugë, ju qëndroni në shtëpi”, “Ne ju shërbejmë të gjithëve, ju na shërbeni duke qëndruar në shtëpi”, “Ne në krye të detyrës, ju qëndroni në shtëpi. Mbrojmë bashkë familjet tona”, janë disa nga mesazhet e tyre.

 

Fotot janë shpërndarë në “Facebook” nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. “🏡Qëndroni në shtëpi! 🤝Ndihmoni djemtë tanë në krye të Detyrës! 🔴Frikë jo, kujdes po!”, shkruan Xhaçka.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re