Qytetarët e Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC) sot votojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në vend.

Votuesit në Qirpon turke që në orën 08:00 filluan procesin e votimit për të zgjedhur presidentin i cili do të kryejë këtë detyrë në 5 vitet e ardhshme.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve për postin e presidentit garojnë kryeministri dhe kandidati i Partisë së Unionit Kombëtar (UBP) Ersin Tatar dhe presidenti dhe kandidati i paravarur Mustafa Akıncı.

Në raundin e parë të mbajtur më 11 tetor Tatar doli i pari duke marrë 32.34 për qind të votave ndërsa Akıncı i dyti me 29.8 për qind të votave.

Zgjedhjet presidenciale mbetën në raundin e dytë për shkak se asnjë prej 11 kandidatëve garues nuk mundën të marrin mbi 50 për qind të votave në raundin e parë.

Procesi i votimit do të vijojë deri në orën 18:00 ndërsa do të mund të votojnë 199.029 votues në 738 vendvotime.

Pas përfundimit dhe mbylljes së votimit do të fillojë numërimi i votave.

Në vendvotime këtë vit Bordi i Lartë Zgjedhor (YSK) ka mobilizuar 2.658 persona.

Pritet që rezultati i zgjedhjeve të qartësohet në orën 20:00

Bordi i Lartë Zgjedhor (YSK) pritet që rezultatin e zgjedhjeve ta bëjë të ditur këtë mbrëmje deri në orën 20:00.

Ndërkohë është vërejtur se votuesit votojnë me maska dhe doreza duke zbatuar masat për koronavirusin e ri (COVID-19).

Po ashtu zyrtarët kanë paralajmëruar votuesit që të përdorin dezinfektuesin.

AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re