Petagogu i shkencave politike Roland Lami ishte një nga të ftuarit e sotëm të gazetarit Rezear Xhaxhiu në studiot e Faxnews. Lami ka bërë një analizë të situatës politike aktuale dhe ka futur në filtër strategjinë e opozitës për të mbledhur votat e mjaftuesme për të ardhur në pushtet në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme. Sipas analistit, elektorati i lëkundur ose siç quhet ndryshe elektorati gri është ai i cili bën diferencën në zgjedhje, ndaj në qoftë se PD lufton për këtë fashë dhe arrin  ti bind me idenë se do bëj ndryshimin dhe jo thjesht një rotacion atëher i ka të fituara zgjedhjet.

“Ka një të vërtetë të hidhur në sjelljen e elektoratit, e vërteta e hidhur është se kryesisht opozita tërheq rreth vetes nje fashë të elektoratit të zhgënjyer nga qeverisja, por në qoftë se opozita nuk arrinë ta tërheqi rreth vetes këtë kategori atëherë ajo e ka të vështirë ti fitojë zgjedhjet. Elektorati i qëndrueshëm anon më shumë nga ana e Partisë Socialiste çka do të thotë se beteja e opozitës është për të fituar elektoratin e lëkundur. Elektorati i lëkundur kërkon ndryshim dhe jo thjesht rotacion.

Nëse opozita gjykon që do të mjaftohet  thjesht tek rotacioni nuk e ka të lehtë sepse shporta e votuesve të qëndrueshëm të PS-së është më e madhe se ajo e PD-së. Ndaj në qoftë se do të punohet me strategjinë e ndryshimit, elektorati gri i paqëndrueshëm mund të shkojë në favor të Partisë Demokratike. Jo pa qëllim mazhoranca po tenton të vendosë kusht për pengesën e koalicioneve ndaj opozita duhet të ketë një taktikë të qartë si do të veprojë dhe në këtë rast. Në pikëpamjen time opozita po krijon një strategji për rotacion dhe jo për ndryshim.”- u shpreh Lami.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re