Në qytetin izraelit Lod shpallet gjendje e jashtëzakonshme për shkak të përshkallëzimit të ngjarjeve në funeralin e palestinezit që u martirizua nga koloni hebre.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, zbatimin e gjendjes së jashtëzakonshme e ka njoftuar nga llogaria në Twitter dhe ka deklaruar se për qytetin Lod dhe zonat përreth ku policia izraelite dhe palestinezët janë përballur me njëri-tjetrin do të dërgohen nga Bregu Perëndimor nën okupim njësi shtesë të policisë.

Edhe zëdhënësi i policisë izraelite, Micky Rosenfeld, ka folur për gazetarin e AA-së duke u shprehur se në Lod janë dërguar aktualisht mbi 1.400 forca policore.

Rosenfeld, tha se dhjetëra automjete janë djegur dhe disa policë janë plagosur lehtë në ngjarjet mes policisë dhe palestinezëve pas ceremonisë mortore në qytetin Lod dhe qytetet përreth.

Ndërsa në lajmin e gazetës izraelite “Times Of Israel” thuhet se është hera e parë që nga viti 1966 që ndodhen përballë situatës për përdorimin e vendimit për gjendjen e jashtëzakonshme për palestinezët shtetas izraelitë.

Më tej në lajm thuhet se sinagogat dhe shumë automjete janë djegur si pasojë e ngjarjeve të shënuara në Lod, qytet i cili ndahet mes izraelitëve dhe palestinezëve.

Kryebashkiaku i qytetit Lod, Yair Revivo, rikujtohet se pas një telefonate me kryeministrin Netanyahu i kishte kërkuar atij shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në qytet.

Në Lod dje u mbajt ceremoni mortore për palestinezin shtetasin izraelit Musa Hassune i cili u martirizua nga një kolon hebre.

Mes palestinezëve dhe izraelitëve u përjetuan tensione pasi disa hebrenj valëvitën flamurin izraelit gjatë funeralit. Më pas forcat izraelite të sigurisë ndërhynë ndaj palestinezëve duke arrestuar disa prej tyre. Ndërkohë që palestinezët iu kundërpërgjigjën policisë duke hedhur gurë dhe shishe.

Në ngjarje u plagosën shumë palestinezë dhe disa policë si dhe u dogj një automjet policor i forcave izraelite.

Pas ngjarjeve të përjetuara në Xhaminë Al-Aksa dhe në Kudsin Lindor nën okupim, palestinezët shtetas izraelitë zhvilluan në shumë qytete dhe rajone protesta në mbështetje të Kudsit dhe Xhamisë Al-Aksa. Po ashtu një numër i madh i palestinezëve që morën pjesë në protesta u arrestuan nga policia izraelite.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re