Libraritë e kryeqytetit po përballen me fluks të madh shitjesh nga njëra anë, por edhe me mungesë të disa teksteve shkollore nga ana tjetër.
Nxënësit shprehen se kane shkuar disa herë në librari për të parë nëse kishin ardhur tekstet që nuk ishin gati.
Ndërsa për ciklin e ulet librat e përdorur jepen falas. Por disa prindër thonë se ato janë të dëmtuara e nuk mund të përdoren për se dyti.
Ministria e Arsimit sqaroi se mungesat vijnë për shkak të disa problemeve qe kane shpërndarësit, por ne çdo rast, tekstet do të jene gati tre dite para nisjes se shkollës.