VALENTINA MADANI/ Ish-kreu i Dhomës së Tregtisë Amerikane, Mark Crawford, komentoi dje në studion e “Panorama TV” shembjen e “Prestige Resort”, teksa shprehu habi dhe për qëndrimin e qeverisë amerikane.
Crawford u deklaroi se e kishte ndjekur ngjarjen nga mediat pasi “Prestige Resort” e kishte njohur për shkak se qeveria amerikane vendosi të caktojë në këtë hotel refugjatët nga Afganistani. Sipas ishkryetarit të Dhomës së Tregtisë Amerikane nëse “Prestige Resort” s’do ishte në rregull me letrat, atëherë refugjatët nuk duhet të ishin strehuar aty. Crawford theksoi se shembja dhe konfiskimi i “Prestige Resort” është përmendur në raportin e DASHit si hakmarrje.
Ndërkohë që ai tha se për ngjarje të tilla, drejtësi mund të gjendet vetëm në Gjykatën e Arbitrazhit. “Unë e pashë atë thjesht në lajme. Unë e kam parë, sepse qeveria amerikane ishte lidhur me lokacion, sepse aty u vendosën siç refugjatë nga Afganistani atje. Ishte interesant kur ne si NATO apo si qeveri Amerikane kishim nevojë për diçka ai ishte OK, por pastaj pasi kishte ikur ajo krizë, vendosen që nuk ishte OK. Besoj që ishte përmendur në një raport të Qeverisë Amerikane që diçka nuk duket e pabarabarte para ligjit.
Nëse ishte një hotel që s’duhet të ishte ndërtuar atje, atëherë ‘ok’, refugjatët e Afganistanit nuk duhet të kishin shkuar atje me të drejtë. Por nëse është diçka që duhet si një hakmarrje siç është përmendur në raportin e DASH, për këtë arsye ekziston Arbitrazhi”, thekson Mark Craëford. Duke folur për situatën e gjyqësorit në Shqipëri, Mark Crawford tha se asnjë investitor i huaj apo dhe shqiptar nuk fiton dot në vendin tonë nëse ka kundër qeverinë.
“Mendoni se ndonjë person në Shqipëri apo ndonjë i huaj do fitojë në ndonjë gjykatë këtu nëse ka ndonjë çështje që është hakmarrja kundër qeverisë? Jo! Normalisht është vështirë për të pasur një drejtësi që është e drejtpërdrejtë”, tha Mark Crawford. Lidhur me shembjen e “Prestige Resort” ai deklaroi: “Unë e pash atë thjeshtë në lajm. Unë e kam parë sepse qeveria amerikane ishte lidhur me lokacion sepse aty u vendosen siç refugjatë nga Afganistani atje. Ishte interesant kur ne si NATO apo si qeveri amerikane kishim nevojë për diçka ai ishte ‘ok’, por pastaj pasi kishte ikur ajo krizë, vendosen që nuk ishte ‘ok’. Besoj që ishte përmendur në një raport të qeverisë amerikane që diçka nuk duket e pabarabarte para ligjit.
Nëse ishte një hotel që s’duhet të ishte ndërtuar atje, atëherë ‘ok’, refugjatët e Afganistanit nuk duhet të kishin shkuar atje me të drejtë. Por nëse është diçka që duhet si një hakmarrje siç është përmendur në raportin e DASH, për këtë arsye ekziston Arbitrazhi. Mendoni se ndonjë person në Shqipëri apo ndonjë i huaj do fitojë në ndonjë gjykatë këtu nëse ka ndonjë çështje që është hakmarrja kundër qeverisë? Jo! Normalisht, është vështirë për të pasur një drejtësi që është e drejtpërdrejtë”.
INVESTITORËT
Ish-kreu i Dhomës së Tregtisë Amerikane, Mark Crawford, denoncoi dje në studion e “Panorama TV” se investitorë të SHBA-së janë nxjerrë jashtë loje në Shqipëri për të favorizuar kompani turke që kanë paguar ryshfet. Ai deklaroi se dalja e Shqipërisë nga juridiksioni i Arbitrazhit do të bëhej për individë që kanë interes. “Besoj që dalja nga Arbitrazhi ndodh për individët që kanë interes. Kam pasur disa shqetësime kur isha kryetar i dhomës. Kur anëtarët tanë kanë thënë që ne jemi shtyrë jashtë lojës, edhe ka ardhur ndonjë kompani turke dhe ka paguar ryshfet, nuk ishte zëvendësimi amerikan me shqiptarë, por me ndonjë komb tjetër.
Edhe kjo mund të ndodhë. E kam parë këtë dhe ikja e amerikanëve dhe kanadezëve sepse ne bashkëpunojmë shumë ngushtë sidomos me burime natyrore, në favorizimin e turqve ose rusëve, ose ndonjë tjetri”, tha Mark Crawford. Ai përmendi se: “Qeveria brenda ka sugjeruar të mos bëjë disa veprime që i kanë sugjeruar ministritë, ata thonë nëse bëni gjënë jo të duhur atëherë do jemi në pozitë të vështirë. Ka ndodhur disa herë, dhe kur disa ministri thonë do bëjnë dallavere pse të shqetësohem? Unë e kam parë dhe nga qeveritë e para në të gjithë historinë e Shqipërisë, lidhur me ankesat e investitorëve. Ka një lloj arrogance që është një pikëpamje afatshkurtër, dhe nuk merr parasysh dëmin”.
Crawford, ka komentuar propozimet që dhomat e huaja të tregtisë në vendin tonë i kanë paraqitur qeverisë ku tha se kjo e fundit duhet t’i marrë parasysh sugjerimet e tyre dhe të pranojë realitetin. Crawford tha se dhomat e tregtisë nuk janë me asnjë parti dhe se kur shqetësimet apo sugjerimet e tyre nuk merren parasysh nga Qeveria do të thotë se kjo e fundit po tërhiqet dhe i lë mes dy opsioneve ose të investojnë në vendin tonë ose të ikin. Sakaq shtoi se paralajmërimi i Kryeministrit Edi Rama se qeveria do të dalë nga Gjykata e Arbitrazhit rrit pasigurinë te investitorët e huaj, ku shtoi se këtë e sheh si një lloj arrogance e cila nuk merr parasysh dëmin që i shkaktohet vendit nga pikëpamja e ekonomisë.
“E di që këtu në Shqipëri mendojnë o je me mua o kundër mua, por dhomat nuk shikojnë kështu. Një qeveri që është e shkathët do thotë që nuk do pranojmë të gjithë se nëse të gjithë gjermanët, italianët kanë shqetësime dhe asnjë nga pikat e tyre nuk janë përmendur, do të thotë që Shqipëria është në rrugën e duhur por ne e dimë që situate nuk është aq e mirë. Dhomat duhet të bëhen bashkë dhe duhet të thonë shqetësimet e tyre, nuk janë as të djathtë as të majtë. Besoj se qeveria duhet të marrë përsipër një nga sugjerimet, ndryshe mund të thotë se është e përsosur por nuk është”, deklaroi ai. I pyetur nëse ka pasur reagim nga qeveria për këto shqetësime, Crawford deklaroi:
“Ne vit për vit publikojmë shqetësimet tona dhe nuk është se nuk kemi folur, por nëse shkon përherë dhe nuk janë marrë në konsideratë ato do të thotë që dhomat duhet të bashkohen. Ka ardhur në momentin që qeveria nuk merr në konsideratë dhomat, dhe merr kritika. Nuk është tamam me kulturën amerikane kështu që ne bëjmë kritika, qeveria tërhiqet”. Për ekspertët qëndrimi i dhomave në Bllok lidhet me paralajmërimin e kryeministrit për daljen nga Arbitrazhit, teksa ai e shikon si: “diçka që nuk është rekomanduar, Dhomat nuk duan që Shqipëria të dalë nga Gjykata e Arbitrazhit. Nëse nuk kemi opsion tjetër, ca do bëjmë ose nuk do investojmë fare”.
Dalja nga Gjykata e Arbitrazhit sipas Mark Crawford e rrit pasigurinë te investitorët. “Qeveria brenda ka sugjeruar të mos bëjë disa veprime që i kanë sugjeruar ministritë, ata thonë nëse bëni gjënë jo të duhur atëherë do jemi në pozitë të vështirë. Ka ndodhur disa herë, dhe kur disa ministri thonë do bëjnë dallavere pse të shqetësohem? Unë e kam parë dhe nga qeveritë e para në të gjithë historinë e Shqipërisë, lidhur me ankesat e investitorëve. Ka një lloj arrogance që është një pikëpamje afatshkurtër, dhe nuk merr parasysh dëmin”, deklaroi ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë.
Referuar deklaratës së Ramës për nxjerrjen e vendit nga Arbitrazhi, shtoi se kjo gjë nuk e ndihmon Shqipërinë dhe as investitorët e huaj. Sipas tij qeveria shqiptare para kamerës buzëqesh dhe thotë “jemi të hapur për të gjithë”, por thekson ai mbrapa skene shprehet se “do bëjmë dallavere dhe do marrin ryshfet”. “Kur thonë ‘jemi të hapur për të gjithë, por prapë do bëjmë dallavere mbrapa skene dhe do të buzëqeshim para kamerës dhe mbrapa do marrim ryshfet dhe do bëjmë korrupsion’. Kjo është situata tani. Nuk ndihmon as Shqipërinë në afatgjatë dhe as investitorët e huaj”, tha Mark Crawford.
