Vehap Xhindolli, është 80 vjeç, ai është ndryshe nga moshatarët e tij. Në moshën 70 vjeçar Vehapi nisi të mësojë gjuhën angleze, brenda një viti arriti edhe të përkthente libra nga anglishtja.

Anglishtja është gjuha e pestë që përvetëson. Në rini ka mësuar rusishten, frengjishten, gjermanishten. Në rini, Vehapi ka qenë peshëngritës, për 10 vjet ai ka mbajtur titullin si kampion absolut, ndërkohë së fundmi ai ka dhënë një intervistë për “Top Channel”.

Vehap Xhindoli: Unë zgjohem në orën 3 të mëngjesit dhe deri në 7 mësoj dhe përkthej anglishten. Si e mëson? Duke torturuar veten. Ja shiko me kompjuter dëgjoj fjalën dhe e shkruaj ne fletore, më pas e përsëri me veten disa herë. Tani kam përkthyer dhe libra të gjuhës angleze. Përse vendosa ta mësoje në moshën 70 vjeçare? Po dija të mban gjallë trurin, ta rinon atë. Unë jam në gjendje të flas edhe rusishten, gjermanishten, frengjishten dhe anglishten.

Pjese nga intervista:

Pyetje: Në rini ke qenë sportist, tani përkthyes, çfarë sportisti ke qenë?

Vehap Xhindoli: Peshëngritës kam qenë kampion absolute për 10 vjet.

Pyetje: Më mirë sportist apo përkthyes?

Vehap Xhindoli: E ku ka më mirë se sa të barazosh të dyja.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re