Mbi 250,000 njerëz i bënë homazhe Mbretëreshës Elizabeth II në Ëestminster Hall, sipas shifrave të përafërta.

 

Shifrat u bënë të ditura sekretarja britanike e Kulturës Michelle Donelan. Ajo tha se më shumë se një çerek milioni qytetarësh “kaluan në parlament”, ndërsa shtoi se kjo ishte një shifër e përafërt pasi qeveria ende “po llogarit numrat përfundimtarë”.

 

Njerëzit qëndruan për orë të tëra nga e mërkura vonë deri në orën 6:30 të mëngjesit të së hënës, ditën e funeralit të Mbretëreshës, për të parë arkivolin e Madhërisë së saj në Ëestminster Hall.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re