Ahmad Al Aliwi Alissa është emri i një sulmuesi në Boulder, Colorado, i cili vrau dhjetë vetë në një supermarket një ditë më parë.

Sulmuesi është 21 vjeç, ai ishte plagosur në këmbë, por është në një gjendje të qëndrueshme. Ai së shpejti do të transferohet nga spitali në burg.

Motivet e sulmuesit, kundër të cilit janë ngritur dhjetë akuza për vrasje, janë ende të panjohura.

Presidenti i SHBA Joe Biden ka urdhëruar që flamujt të ulen në gjysmë shtizë dhe ai duhet t’i drejtohet kombit së shpejti.

Dyshimet e para flasin për të sëmurë mendor me origjinë nga Siria.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re