Skip to content

“Në rrethin tim të ngushtë kam pasur 7 apo 8 persona me Covid”, Basha bën deklaratën e papritur: Babai kishte ditëlindjen, s’ka gjë më të dhimbshme se…

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po zhvillon ditën e sotme në një takim me studentët në ambientet e Qytet Studentit.

Gjatë fjalës së tij Basha bëri thirrje që ato duhet të jetë të kujdesshëm dhe të mbajnë distancën, shtoi se 7 apo 8 persona nga rrethi i tij i ngushtë janë infektuar me koronavirus.

Më tej Basha ka rrëfyer se babai i tij kishte ditëlindjen dy ditë më parë por ai s’mundi ta uronte duke qenë i pranishëm së afërmi.

“Vetëm nga rrethi im i ngushtë, i bashkëpunëtorëve, miqve apo familjarë, ka patur 7 apo 8 raste me Covid. Prandaj ju them që duhet të bëjmë gjithçka për t’i mbrojtur, në radhë të parë nga Covid, pastaj nga pasojat që vijnë nga pandemia.

Para dy ditësh kishte ditëlindjen im atë, s’ka gjë më të dhimbshme se të mos i urosh së afërmi, por e bëjmë për t’i ruajtur ata”, deklaroi Basha.

/faxweb