Mijëra qytetarë serbë janë bashkuar protestës se 4 ne radhë në Beograd, kundër dhunës politike në Serbi.

 

 

Protestuesit u mblodhën para Kuvendit të Serbisë duke bërë thirrje për dorëheqjen e Presidentit Aleksandër Vuçiç dhe rrëzimin e qeverisë. Slogani I tyre kryesore është “Stop këmishave të përgjakura”, pas rrahjes brutale të politikanit opozitar, Borko Stefanoviç, në fund të nëntorit në qytetin Krushevc. Të gjitha rrugët në Beograd u bllokuan.

 

Qytetarët shprehen indinjatën për shkak se mediat serbe nuk e kanë pasqyruar tubimin, ndërsa opozita e cila mbështet kërkesat e protestuesve, ka bërë thirrje qe të shfrytëzohen rrjetet sociale.

 

Nga ana tjetër, sipas mediave serbe, presidenti Vuçiç është shprehur se nuk shqetësohet nga protestuesit dhe as nga presioni ndërkombëtar, e se do të vazhdojë planin e tij për politikat e brendshme, por edhe për dialogun me Kosovën.

 

Protestat në Beograd nisën javën e parë të dhjetorit dhe kanë marrë mbështetje të gjerë popullore. Sipas organizatorëve, të shtunën e fundit kanë protestuar mbi 40.000 njerëz.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re