Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike të drejtuar nga Rithemelimi, Klevis Balliu i ftuar në studion e Panorama TV, ndër të tjera foli edh për Rrugën e Shpresës dhe mundësisë së një përshkallëzimi të protestave.

Ai tha se në rrugën e Shpresës po spikasin figura të reja dhe po ngrihen çështje shumë të rëndësishme.

“Ajo rrugë është rruga e shpresës, pse? Unë jam aty çdo natë dhe po spikasin figura të reja të jashtëzakonshme, që po ngrejnë çështje shumë të rëndësishme.

Unë aty mësova që një Oki në Shqipëri është një 20% më shumë se në Itali. Në po na ikin njerëz dhe po përfitojnë azil sepse këtu nuk ka ilaçe.

Aty kam mësuar se si sot po degradon mësimi, e kam mësuar nga pedagogët. Kam mësuar se sot është më e lehtë të gjesh drogë në shkolla, se sa libra.

Kam mësuar që Shqipëria është vendi më i ndotur në Rajon, ku kanë humbur jetën mijëra njerëz.

Këta  njerëz po japin alternativën se si mund të jetë ndryshe. Ata nuk janë të lidhur drejtëpërdrejt me PD, por janë opozitarë.

Në duhet të kthehemi në një shtet të shpresës. Për të ardhur  aty duhet ky  aksionin që po diskutojmë bashkangjitur me  alternativën.

Po flasim për Berishën, por ky është Ilir Beqja? Eshtë i lirë edhe pse ka vjedhur miliona euro.

Sali Berisha me atë premtim që ka bërë për pronat është votuar dhe ka ardhur në pushtet.

Pse Rama nuk përmendet në dosje? Ai e ka transformuar atë nga zonë sportive në zonë ndërtimi. Pse Rama nuk është thirru për McGonigal”, tha ai.

Rezoluta

Sa i përket miratimit të rezolutës nga Parlamenti Evropian për Shqipërinë, Balliu tha se jo nuk dëmton qeverinë, por vetëm Shqipërinë dhe shqiptarët.

Ai tha se ka një kërkesë për aleatët, duke theksuar faktin se nuk janë shqiptarët që merren me drogë, por qeveria shqiptare.

“Ajo nuk dëmton qeverinë, por Shqipërinë dhe shqiptarët. Rama nuk do të futet ne BE, por në Bashkimin Sovjetik. Ai nuk do një Shqipëri me rregulla.

Një nga ankesat ishte krimi i organizuar. Trafik droge  bën qeveria shqiptare, jo shqiptarët. Për aleatët kam një kërkesë, nuk janë shqiptarët  që merren me drogë, por është qeveria shqiptare, e nëse duan ta ndalin këtë, të na ndihmojnë ta rrëzojmë këtë qeveri” përfundoi shefi i organizimit në PD.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re