Pas veturës me targa AA 111 AX vihet një motor me dy persona të veshur me xhupa të errët, me skafandra që u mbulonin mirë fytyrën. Ishin të njëjtët njerëz, i njëjti motor që e ndiqte prej ditësh. Imazhet e errëta të tyre binin shumë në sy.

Madje, i kishin bërë përshtypje më herët djalit të bankierit, Egit, siç zbulohet në dëshminë e tij në prokurori që Top Story e disponon.

“Dy apo tre ditë para shoferi më ka marrë me makinën e bankës nga shtëpia për të më çuar në punë. Në rrugicat e lagjes parakaloi një motor i madh, me ngjyrë të zezë mbi të cilin udhëtonin dy persona të veshur me rroba të errëta dhe kokore të zeza” – tha Egi Santo, djali i bankierit Artan Santo.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re