Në Rusi arrestohen disa prej anëtarëve të Dëshmitarëve të Jehovait, aktivitetet e të cilëve janë të ndaluara në vend.

Sipas një deklarate nga Komiteti Hetimor i Rusisë, një operacion është kryer në shtëpitë e disa anëtarëve të Dëshmitarëve të Jehovait të cilët janë përcaktuar se pavarësisht ndalesës kanë vazhduar aktivitetet e hapura dhe nëpërmjet internetit në Moskë.

Gjatë operacionit u zhvilluan kontrolle në 16 adresa, ku disa anëtarë të Dëshmitarëve të Jehovait u arrestuan me arsyetimin se kanë kryer aktivitete “ekstremiste”.

Grupi “Dëshmitarët e Jehovait” janë ndaluar në Rusi

Në vitin 2017 Gjykata e Lartë e Rusisë vlerësoi kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë për ndalimin e Dëshmitarëve të Jehovait. Duke e pranuar grupin “organizatë ekstremiste” gjykata vendosi likuidimin dhe ndalimin e saj në të gjithë vendin.

Në vendim u kërkua ndërprerja e menjëhershme e aktiviteteve të 395 bashkësive të lidhura me Dëshmitarët e Jehovait në vend si dhe konfiskimin e aseteve.

Ndërsa SHBA-ja duke reaguar ndaj vendimit të Rusisë, kërkoi heqjen e ndalesës.

Edhe Dëshmitarët e Jehovait duke kundërshtuar vendimin, e referuan çështjen në Gjykatën Evropiane për të drejtat e Njeriut.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re