Partia socialiste dhe partia demokratike kane rënë dakord te shtyjnë afatin e komisionit për reformën territoriale deri ne fundin e muajit shtator.

 

Sipas planit të miratuar sot, komisioni parashikon që deri ne fund te korrikut te zhvillohen dëgjesa me qytetarët.

 

Pas pushimeve të verës, ne muajin shtator mazhoranca dhe opozita parashikojnë që të kenë gati propozimet ne sa bashki duhet te ndahet vendi dhe ne 30 shtator është përllogaritur votimi i hartës së re.

 

Por reforma territoriale kërkon 84 vota për t’u miratuar dhe mazhoranca e opozita duhet te gjejnë gjuhën e përbashkët për numrin e bashkive ne vend; një proces qe duket se është i vështirë përsa kohë që socialistët besojnë se një numër i reduktuar i bashkive do te ishte më efektiv, ndërsa opozita mbështet të kundertën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re