Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në një intervistë për “Panorama TV”  ka denoncuar se në Sarandë janë sjellë bandat e Beratit, aty ku drejtues politike ka qenë Blendi Klosi.

Sipas Zhupës në Sarandë janë sjellë bandat Toto dhe Malaj me qëllim për të kërcënuar dhe intimiduar qytetarët  dhe për të blerë votat.

“Para pak ditësh kishim zv.kryeministrin, kishim ministren e turizmit Kumbaron, Blendi Klosi rri  gjithë kohën këtu. Administratën e mbajnë nën presion dhe gjithë takimet e Olti Cacit bëhen me administratën, bëhet me mësuesit e shkollave me stafet e konvikteve. Pra me këto që merr një pagë shtetërore. Nga ana tjetër janë shtuar në Sarandë si  nuk ka pasur në historinë e 32 viteve në zgjedhje, as në 2021 nuk sollën kaq shumë banda në Sarandë. Kanë sjellë banda të Beratit ku ka qenë drejtues politik, Blendi Klosi. Kanë sjellë këtu bandën Toto këtu për të kërcënuar, kanë sjellë bandën Malaj për të kërcënuar dhe intimiduar qytetarët dhe bizneset, për të bërë blerje votash aty ku mendojnë se ju ecën, por nuk kanë bërë llogaritë me qytetarët”, tha ndër të tjera Ina Zhupa.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re