Shkencëtarët kanë zbuluar se në satelitin Titan të Saturnit detet janë në nivel të njëjtë me sipërfaqen.
Ekipi studiues nën kryesimin e astronomit Alex Hayes nga Universiteti Cornell i SHBA-ve, bëri të ditur se detet e hidrokarbureve në Titan, nën ndikimin e gravitetit posedojnë një lartësi të ngjashme sipërfaqësore si ‘niveli i detit’ në Tokë.
Studiuesit, të cilët përdorën imazhet e radarit nga sateliti Cassini i Agjencisë Amerikane të Hapësirës (NASA), të dërguara në Tokë gjatë zhytjes, observuan se liqenet e hidrokarbureve nga kjo lartësi mesatare ishin më të larta vetëm disa qindra metra, shkruan aa. Duke vënë në pah se Titani është i vetmi trup qiellor në Sistemin Diellor pos Tokës i cili në sipërfaqen e vet vazhdimisht posedon lëngje, studiuesit më tej shtuan se detet dhe liqenet të përbëra nga hidrokarburet si metani dhe etani dhe me nivel mesatar si uji, janë të lidhura mes vete nëpërmjet një sistemi nëntokësor ashtu si në Tokë.
Gjetjet e studimit u publikuan në revistën “Geophysical Research Letters”./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re