Në seancën e sotme plenare, një nga projektligjet që pritet të votohet është edhe ai për zonat e mbrojtura.

Për të kundërshtuar këtë projektligj, aktivistët janë ngritur në protestë para Kuvendit, ku i kërkojnë ligjvënësve që të mos e votojnë këtë ligj, pasi sipas tyre ky është një atentat ndaj natyrës dhe të ardhmes  së Shqipërisë.

Sipas tyre me këtë projektligj synohet që këtë zona të kthehen në kantierë ndërtimi, që do të kontrollohen nga një grup njerëzish

“Divjakë- Karavastaja do humbi si thesar botëror, ndërtimet që po planifikohet të bëhet. E kuptojmë se çfarë fshihet pas kërkesës për këtë ligj. Synohet që këto zona të kthehen në kantierë ndërtimi dhe të shfrytëzohen nga një grup njerëzish.

Me këtë ligj, nuk bëhet atentat vetëm natyrës, por edhe të ardhmes së Shqipërisë.

I gjej rastin t’i bëj thirrje ligjvënësve që të mos e votojnë projektligjin sot” tha një prej aktivistëve.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re