Në Komisionin Hetimor për shëndetësinë ka qenë  ish anëtar i komisionit të dhënies së koncesionit, Genc Burazeri, i cili është edhe kushëriri i parë i ish ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili tashmë ndodhet në burg.

Burazeri, i cili është në hetim për koncesionin e sterilizimit u pyet nëse ka qenë në konflikt interesi me ish ministrin Beqaj, për shkak të afrimitetit familjar, por ai tha se pas konsultimeve u bind që nuk ishte në konflikt interesi.

Ish anëtari i komisionit të dhënies së koncesionit tha se deri në 2013 Ilir Beqajn nuk e njihte askush në shëndetësi, ndërsa atë e njihnin të gjithë.

Ministrat i paçim sa malet -tha Burazeri- por ata janë kalimtare.

Pyetje: Nuk mendoni se kishit konflikt interesi me Ilir Beqajn, jeni kushëriri i parë, nuk mendoni se do ta dëmtonte kjo punën e komisionit?

Burazeri: Kam kërkuar interpretim siç kam kërkuar edhe për procedura të tjera. Unë kam pasur ftesa paraprake. Jam konsultuar me kabinetin, i cili më ka bërë të qartë që nuk ka konflikt interesi dhe më ka bindur pasi bazuar në ligjin përkatës, nuk e gjej veten as në konflikt faktit, as të mundshëm dhe as në dukje të interesit.

Në Shëndetësi mua më njihnin, Ilir Beqajn nuk e ka njohur njeri deri në 2013, ministrat në këtë vend i paçim sa malet, janë ardhacakë dhe ikatarë, është mirë që jemi ne, ata vijnë dhe ikin

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko