Është arrestuar në Turqi Ibrahim Lici, i cili ishte shpallur në kërkim ndrëkombëtar për vrasjen e Endri Mustafës, në maj të vitit 2021.

Lajmi është konfirmuar nga gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj, i cili bën me dije se Lici ka rënë në pranga nga një operacion i përbashkët mes policisë shqiptare dhe asaj turke.

Policia turke ndoqi një person të besuar të tij që udhëtoi nga Shqipëria për ta takuar.

Ibrahim Lici, është një person i njohur për policinë. Emri i tij lidhet me ngjarje të bujshme të ndodhura në qytetin e Shkodrës.

Lici ishte në shënjestër të grupit të Bajrave për t’u ekzekutuar sipas dosjes Metamorfoza. Ndërsa Endri Mustafa njihej si pjesëtar i grupit të Bilalajve në Shkodër. Në familjet Lici dhe Bilali janë kryer një sërë vrasjesh. Në gusht 2018 u ekzekutua me breshëri kallashnikovi Fatbardh Lici, vëllai i Mustafa Licit./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re