Aktivisti Migen Qiraxhi ka folur në lidhje me protestat që janë mbajtur pas rritjes së çmimeve në vend, duke nisur nga nafta që shkoi në 260 lekë për litër e tek produktet ushqimore dhe ato të shportës.

Ai tha se është protestuar për 8 ditë në lidhje me shqetësimet e qytetarëve.

Qiraxhi shtoi gjatë intervistës në Faxnews se protestat ushtruan presion te Rama, që prezantoi paketën e rezistencës, që gjithsesi është një arritje edhe pse është shumë pak.

I pyetur nëse ka pasur tentativa nga politika për ta kapur këtë protestë ai tha se nuk ka ndodhur një gjë e tillë.

Si nisën protestat?

“Ne kemi ndarë shqetësimin në tetor të vitit të kaluar që kur Rama paralajmëroi për krizën, ajo që na risolli sërish ishte mungesa e pamundësisë së shtetit për të ndërhyrë në tregje kur u rritën cmimet, u gjendëm përballë një situate ku konsumatori ishtë i pambrojtur, të varfërit janë në situatë më të renduar, ishte e drejtë që të dilnim në rrugë.

Ne u përballëm me situatat kur Rama thonte se më e keqja nuk ka ardhur akoma. Ne u hodhëm për shkaqe thellësisht të nevojave të përditshme”

Kush i thirri protestat?

“Ne nuk kemi dashur që nga kjo protestë të diferencohet ndonjë, një grup aktivistësh për shkak të një konteksti të gjatë, patëm mundëismë të adresojmë së bashku për një datë dhe orë fikse, ishim për 7 ditë rresht për të protestuar, dhe e së shtunës, pra 8 ditë protesta me marshime, e vetmja mënyrë për të ndaluar këtë situatë.

Objektivat e protestës?

“Kemi dashur që tu japim zë një grupi qytetarësh, fermerët, njerëzit me aftësi të kufizuara, taksistët. Zerimi i tvsh për ato të shportës, që është e nevojshme dhe humanitare, një njëri që vuan për uri nuk mund ta taksosh, heqja e takses së qarkullimit, ne do kishim një clirim të cmimit të naftës.

Kontrolli dhe hetimi intitucional i këtij shteti, këta kanë qenë pikat tona. Secila nga këto është aprovuar , jemi të lumtur që qytetarët ushtruan presionin e tyre. E pamë kryeministrin të kthehej 360 gradë, ministrat dolen me 7 regji, kemi një paketë por është shumë pak, por pra ishte një fitore e qytetarëve. Kemi një lehtësim në transportin urban.

Unë besoj se është arritur shumë por nuk është e mjaftueshme. Lajmi që kjo protestë merr pushime, nuk është e vërtetë. Jemi në një situatë të mënyrës se si reagojnë qytetarët”

A do rikthehen protestat?

“Ne jemi qytetarë të angazhuar, që sa herë gjërat nuk ecin , ne dimë të kthehemi, ky nuk është moment për të nxituar. Bëhen protesta të herë pas hershme, po flasim se kemi marrë kontakte se cili do të jetë vazhdimi, janë duke u diskutuar, ne skemi struktura. E ndiej që për shkak të rritjes së çmimeve, por nëse rriten prej korrupsionit, situata bëhet e papërballueshme.

Ne dimë të kthehemi dhe këtë e kemi treguar. Të gjithë kanë axhendën e tyre por ne jemi treguar të kujdesshëm këtë mënyrë të protestuari, ishim në shesh të gjithë të ndryshëm, kishte të majtë, liberal, të djathtë. Unë kam dal për shqetësimet e mia, të familjarëve, që protesta të jetë një model i ri i reagimit qytetar.

Ka pasur individë të fotografuar në foltore, me Edi Ramën që i lidhin me parti, por të gjithë naftën e blinin 260 lekë, nëse ka pasur apo jo tentative për ta kapur këtë protestë, unë them se jo, qytetarët janë treguar të kujdesshëm. Kushdo që ka një arsye për të protestusar, të mos hezitojë ta bëjë këtë gjë”.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re