Çdo kush që adhuron futbollin dhe e luan atë, profesionist apo amatorë qoftë, ka vetëm një synim kur ka topin në këmbët e tij: Ta dërgojë, atje ku dëshiron.

Por jo të gjithë e kanë këtë aftësi. Në video të ndryshme të shpërndara në rrjetet sociale shohim disa ekspertë të “Free Style”, që bëjnë çmenduria kur në këmbët e tyre është një top futbolli.

Një prej tyre është dhe Sylë Matoshi, një i ri shqiptar mjaft i talentuar, videon e të cilit e ka shpërndarë dhe faqja më e madhe sportive në Instagram “433”, e cila numëron 33.4 milionë ndjekës. Në video shihet Matoshi, i cili në shi me çadër në dorë bën disa xhonglime dhe e dërgon topin me sukses në kosh.

https://www.instagram.com/p/CJ0e8hvFln_/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_video_watch_again

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re