BMW-ja që ishte në baltë në fund të lumit për 35 vjet tani është në shitje.

Makina aktualisht është në pronësi të provincës së Bavarisë dhe do t’u ofrohet blerësve në një ankand nga Ankandi Doganor.

Landau është një vend në Bavari, dhe policia atje gjeti një makinë interesante në fund të lumit.

Askush nuk e di se kush e zotëron BMË 520i, e cila kaloi më shumë se 35 vjet në fund të lumit Izar dhe u gjet aksidentalisht nga një peshkatar.

Autoritetet vendosën ta ofrojnë makinën për shitje në ankand.

Pyes veten pse diçka që është zhytur në baltë për më shumë se 35 vjet duhet të kushtojë më shumë se transportimi i rrënojave në kantierin e skrapit?

Makina është e vitit 1970 dhe gjërat nuk janë aq të thjeshta.

BMW Seria 5 (E12) u fundos aq thellë në baltë saqë oksigjeni nuk pati mundësi të depërtonte në rrënojat, dhe kjo është arsyeja pse llamarina është në gjendje të shkëlqyer. Nga ana tjetër, blerësi do të duhet të kujdeset për brendësinë dhe sasinë e shtuar të baltës. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re