Mbrëmjen e djeshme mali i Rugovës në Kosovë është përfshirë nga flakët. Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj i cili u shpreh se janë angazhuar efektivët e specializuar, Garda Kombëtare e FSK’së, si dhe po ashtu KFOR’i me disa helikopterë.

I gjithë Ballkani dhe Italia është përfshirë nga temperatura të larta që kanë shkaktuar zjarre në disa rajone, por ajo që të bën përshtypje është se në Kosovë kanë ndërhyrë menjëherë helikopterët për zgjidhjen e situatës, ndërsa në Shqipëri prej ditësh po digjen qindra hektarë tokë e pyje dhe në asnjë moment nuk ka pasur ndërhyrje nga ajri.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re