Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike është mbledhur pasditen e sotme, dy ditë pas arrestimit të deputetit Ervin Salianji me një vit burg për kallëzim të rremë.

Në fjalën hapëse, kreu i PD-së, Sali Berisha, u shpreh se Salianji ishte dhe është një nga ata të rinj guximtarë, që zgjodhi të mbroj të vërtetën e interesin e çdo qytetari të këtij vendi.

Berisha u shpreh se  Ervin Salianji, një politikan në moshë të re, i cili e ka nisur karrierën e tij politke në opozitë, nuk ka qenë kurrë në pushtet, nuk ka pasur kurrë në dorë fonde publike, u burgos sepse guxoi të bëjë detyrën e tij, të denoncoj publikisht vëllazërinë Xhafa.

Kreu i PD-së u shpreh më tej se “me urdhër të partisë Salianji shkoj në burg bazuar në kallëzimin e Geron Xhafës, si një hakmarrje, dëshmi e sundimit të kodit të mafies të vëllazërive mafioze në Shqipëri”.

Sali Berisha: Sot Këshilli Kombëtar i PD mblidhet në një mbledhje emergjente të lidhur me fatin e demokracisë, fatin e pluralizmit dhe sovranitetit të kombit shqiptar. Prej dy ditësh, Shqipëria nuk është më ajo që ishte. Mbas 34 vitesh në Shqipëri është rikthyer e plote hija e zezë e narkodiktaturës, diktaturës që ka zëvendësuar shtetin ligjor me kodin e mafies, diktaturës së bazuar në aleancës e pushtetit me krimin dogën dhe vjedhjen. Çdo shqiptar, njerëzisht mendoj se duhet të dëgjoj këtë mesazh për të kuptuar rrezikun e madh që i kanoset direkt fatit të tij dhe të njerëzve të tij më të dashur.

Dy ditë më parë, një deputet i opozitës, guximtar, Ervin Salianji, një politikan në moshë të re, i cili e ka nisur karrierën e tij politke në opozitë, nuk ka qenë kurrë në pushtet, nuk ka pasur kurrë në dorë fonde publike, u dënua me burg, u burgos sepse guxoi të bëjë detyrën e tij, të denoncoj publikisht vëllazërinë më të rrezikshme të mafjas të drogës të atyre viteve, konkretisht të denoncojë vëllazërinë Xhafa. Geronin, vëllain e Fatmir Xhafës për trafik droge.

Ervin Salianji, pas këtij akti qytetar, te guximshëm qytetar, mbrojtjes që i bëri kushtetutës së vendit, pati si shpërblim hakmarrjen e verbër të vëllazërisë kriminale Xhafa, dënimin dhe burgosjen për kallëziam të rremë. Prej denoncimeve të tij mësuat se vëllai i ish-ministrit të brendshëm, Fatmir Xhafa, jo vetëm që ishte trafikant i rrezikshëm, i dënuar nga gjykatat e huaja për krimet e tij, jo vetëm fshihen në Shqipëri, por si baron droge, me vëllanë ministër, me lidhje të ngushta, drejtonte nga Vlora trafiqet drejt Italisë dhe vendeve të tjera, lojërat e fatit dhe trafiqe të tjera kriminale.

Me urdhër të partisë Salianji shkoj në burg bazuar në kallëzimin e Geron Xhafës, si një hakmarrje, dëshmi e sundimit të kodit të mafies të vëllazërive mafioze, Rama-Xhafa në Shqipëri. Salianji ishte dhe është një nga ata të rinj guximtarë, që zgjodhi të mbroj të vërtetën, të mbrojë interesin e çdo qytetari të këtij vendi.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re