Edhe pse dihej që në muajin qershor se ne Shqipëri po qarkullonte nën-varianti i Omcron Ba5 madje dhe mjekët  kanë deklaruar se pacientët me covid janë me Ba5, këtë të enjte Instituti i shëndetit publik ka konfirmuar zyrtarisht se në vendin tonë qarkullon BA4 dhe me shumë ai BA5.

“Ne konfirmojmë prezencën e varianteve BA4 dhe BA5 në vënd. Pas konfirmimit të mostrave, 230 prej tyre u dërguan në laboratorin e Gjermanisë. Nga totali, mbi 83% ishin BA5 dhe një përqindje e vogël, rreth 4% ishte BA4”- tha drejtoresha e ISHP, Eugena Tomini.

Sipas drejtores së Institutit të shëndetit publik pozititiviteti mbetet i lartë.

Vijon një pozitivitet i lartë i prezencës në 24 orëve. Ky pozitivitet reflektohet edhe me prezencën e rasteve spitalore. Ndalesa e dozave të vaksinimit na japin një tablo klinike më të agravuar të rasteve”- shtoi Tomini.

Bashkë-qarkullimi i dy nën-varianteve te Omicron por dhe virozat stinore në fillim të vjeshtës, pritet të komplikojnë situatën në vendin tonë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re