Shifrat e fundit të publikuara sot nga Ministria e Shëndetësisë japin shpresë për shqiptarët, pasi rezultuan vetëm 6 persona të prekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit.

Shefja e departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino bëri me dije se ka pasur edhe gra shtatzëna që janë prekur me COVID-19, por ka theksuar se gjendja e tyre shëndetësore ka qenë e mirë.

“Kemi pasur edhe gra shtatzëna me COVID-19. Gjendja e tyre shëndetësore ka qenë e mirë. Pra nuk kemi para forma të rënda apo të mesme, kryesisht forma të lehta. Edhe për fëmijët kemi pasur forma të lehta dhe janë gjurmuar si persona kontakti, dhe kemi të shëruar”, tha Bino.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko