Skip to content

Në Shqipëri ka rënë flama, por duhet të merremi edhe me përkrenaren e Skënderbeut që e paska vjedhur Rama

Shqipëria është duke u përballur me një nga situatat më të vështira në historinë e saj, jo vetëm shëndetësore, por edhe ekonomike, sociale, por dhe politike.

Por, edhe pse gjithë vëmendja duhet të jetë pikërisht nga situate, disa portale dje kanë gjetur me çfarë të merren: Kryeministri Edi Rama paska vjedhur përkrenaren e Skënderbeut.

Ato i referohen faktit se gjatë një lidhje live nga shtëpia e tij, në sfond është shfaqur edhe një përkrenare e Skënderbeut.

Për këtë arsye, duke qenë se lajmi për vjedhjen e përkrenares ka marrë “dhenë”, drejtori i komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga, ka bërë një saqrim.

“Meqë fantazia arriti ne piken qe te shkruhet ne portalet e infektuara se qenka vjedhur perkrenarja e Skenderbeut nga kryeministri, ja ku eshte perkrenarja origjinale qe pret ne korridor meremetimin e Salles se Hartave! Kopje mund te porosisni tek Argjendari Pirro dhe t’i gezoni”, shkruan ai.(TemA)