Aktivistja për të drejtat e shoqërisë civile dhe konsulentja politike, Besa Sharrah, ka qenë ë ftuar në emisionin “Të Pathënat” nga Arbi fortuzi për të folur lidhur me situatën politike në Shqipëri. Sharrah ka folur për përballjen e ndoidhur brernda partisë Demokratike duke theksuar se kurrsesi situate nuk duhej lënë të arrinte deri në këtë pikë.
Ndërsa sa i përket të ardhmes së vendit tonë dhe angazhimit të diasporës, aktivistja u shpreh se në Shqëipëri kishte shumë potencial nga të rinjtë dhe njerëz shumë inteligjentë të cilët nuk arrijnë të kenë hapësirën e duhur dhe të promovohen. Sipas saj ndryshimet duhet të fillojnë nga Kushtetuta dhe Reforma Zgjedhore.
Si funksionon përballja brenda partive amerikane?
Sharrah: Në Shqipëri reflektohet mungesa totale e insititucioneve. Është pak e vështirë të krahasosh një vend si Amerika ku lindi demokracia me Shqipërinë që është ende në tranzicion. Në 30 vitet e fundit ne duhet të kishim ndërtuar institucione që të mos arrihej deri në përdorimin e shkopave të bejsbollit.
Ne kemi pasur protesta në Amerikë që ishin shumë të dhunshme. Pavarësisht se nuk lejohet, dhuna është pjesë e protestave ndonjëherë. Them ne nuk duhet të kishim ardhur deri në këtë situatë. Nuk ka ndodhur në SHBA që të ketë një vrull të tillë ndaj njerëzve që praktikisht janë në të njëjtën linjë.
Unë nuk po them se opozita ka pushuar së ekzistuari, është një transformim por nuk bashkohem në momentin që dhuna është e pranishme. Zgjidhja politike duhet të kishte ndodhur. Unë isha aty në nëntor dhe u munduam të krijonim dialog.
Cili është propozimi i diasporës?
Sharrah: Unë kam shpenzuar shumë kohë në Shqipëri dhe e di se ka shumë shqiptarë shumë inteligjentë dhe me pasuri teknike. Këtë e them jo si shpresë por si fakt sepse jam ulur me njerëz që kanë ide shumë të mira. Duhet të promovohen këta njerëz.
Por si mund t’u impoonohesh këtyre partive politike?
Kjo fillon me ndryshimet kushtetuese dhe me reformën zgjedhore. Nga ana e reformës zgjedhore ajo që duhet të bëjmë urgjent është vota e diasporës sepse kemi një nga diasporat më të përshira. Aty duhet të jetë vullneti politik sepse mundësia ekziston. Nëse ju kujtoj 25 prillin, ku ishte problemi? Shqipëria u bë diktaturë 2 javë para zgjedhjeve. Ne nuk u lejuam të votonim.
Është skenar sepse diaspora është e pakontrollueshme tek pjesa e votave?
Sharrah: Aty ka mungesë të vullnetit politik nga të dyja anët jo vetëm nga qeveria. Secili e kalon përgjegjësinë nga pala tjetër për këtë pjesë. Ligji i referendmit duhet rikthyer në Shqipëri. Shqiptart nuk e kuptojnë që duhet rikthyer ky ligj sepse këtu fillon konsolidimi i demokracisë së vërtetë.
A do të krijojë diaspora shqiptare një parti politike?
Sharrah: Dëshira jonë e mirë është për të dhënë kontributin tonë, për të përfaqësuar diasporën në parlamentin shqiptar. Për mua duhet një forcë herkuliane për të ndërtuar një parti politike në Shqipëri sepse ka kaq shumë.
…
/faxweb
