Pedagogu i Ekonomisë, Rezart Prifti, ka folur ditën e sotme për mungesën e shpresës në Shqipëri e cila vjen si pasojë që nga njëra anë kemi një qeveri që ka plot probleme, ndërsa nga ana tjetër kemi zero alternativë.

Në një intervistë për Fax News, i pyetur për largimin e tij nga Nisma Thurje, Prifti u përgjigj:

“A ka alternativë në Shqipëri. Falë punës së madhe propagandistike, sot shqiptarët nuk i besojnë më alternativave të opozitës. Kemi një qeveri që ka plot probleme, ndërsa nga ana tjetër kemi zero alternative. Janë po të njëjtët që kanë qenë në pushtet.

S’duhet të iki Rama se është Luli keq, këtë se themi dot. Cila është alternativa? Nuk ka alternativë, sepse nuk ka regjenerim të ideve. Këtu nuk mund të mendosh ndryshe, ose je me ne ose je kundër nesh. Alternativat politike sot nuk po bëjnë diskutime politike. Unë nuk shoh shpresë, sepse janë të njëjtit njerëz”.

Ndër të tjera, pedagogu i ekonomisë u pyet edhe mbi fenomenin e largimit të të rinjve, për minimizimn e të cilit sugjeroi tre masa:

“1.Është e thjeshtë. Ne s”kemi nevojë për ndonjë shkencë të madhe. Nuk kemi nevojë për strategji të mëdha. Duhen vetëm masa shumë të thjeshta. Së pari siguro meritokracinë. Sot që flasim, nuk egziston meritokracia. Në çdo vend të botës funksionon kjo. Te ne është e kundërta. Përderisa nuk funksionon kjo, nuk ka gjë në vijë.

2. Sistemi i edukimit si e vetmja masë për të rregulluar të gjitha fushat në Shqipëri. Të gjitha problemet që shihni ditën e sotme janë si pasojë e mungesës së edukimit.

3. Sistemi ligjor. Sot që flasim, nuk e di çtë them për të. Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë. Duhet t’i jepet fund pabarazisë para ligjit” .

 

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re