“Nuk bëhen tamponë privatë në Shqipëri”. Kjo u theksua fort nga kryeministri Edi Rama gjatë konferencës më gazetarët.

Ai deklaroi se në Shqipëri nuk ka një shërbim privat ku mund të bëhet analiza e COVID-19, analizë kjo e cila iu kërkohet qytetarëve që duan të shkojnë në Kosovë.

Rama tha se është marrë ky vendim, pra që të mos lejohet privati për të bërë analizat, sepse tamponimi bëhet mbi bazën e gjurmimit. Ndërkohë, shtoi se autoritetet e Kosovës i kanë të gjitha mundësitë për ta hequr këtë kërkesë të tepërt për qytetarët shqiptar që duan të shkojnë në Kosovë.

“Ne nuk kemi një shërbim tamponimi privat, nuk mendojmë që çështja e tamponit është si analizat e gjakut. Tamponimi bëhet mbi bazën e strategjisë së gjurmimit. Vlera e tij është shumë relative, kur bëhet kot apo si analizë gjatë, s’e mund ta bësh sot dhe ende nuk ke shenja të kapshme se virusi është inkubim. mund të hysh në kufi dh e nesër të shfaqen shenja, nuk e kemi si shërbim, nuk e dija këtë detaj.

Mendoj që autoritetet e Kosovës i kanë të gjitha mundësinë për ta lehtësuar këtë proces, siç është pa asnjë kusht dhe kërkesë të tepërt, përveç ardhjes me targa të rregullta ardhja në Shqipëri e Kosovë”, tha Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re