Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti në fjalën e tij në Kuvend tha se në Shqipëri nuk ka korrupsion, por ka një projekt për të vjedhur shqiptarët.

Ai tha se Shqipëria është i vetmi vend, ku parlamentarët janë njerëzit më të pasur, ndërsa sfidoi kryeministrin Rama që të përmendë emrin një bosi droge.

Alizoti deklaroi se nëse përmendet një bos droge apo një grup kriminal që përfshihet në zgjedhje, do t’i duartrokasë.

“Në Shqipëri nuk ka korrupsion, por ka një projekt për të vjedhur shqiptarët. Nuk ka sesi të mos ketë në projekt kur gjysma e qeverisë është në burg, kur i pari i qeverisë figuron në dosje të ndryshme, McGonigal. Kur i pari i qeverisë del edhe tek RAI, kur të afërmit e kryeministrit dalin edhe në laboratorët e drogës. Shqipëria është i vetmi vend, ku parlamentarët e saj janë nga njerëzit e pasur në Shqipëri. Si mund të jesh i pasur në një vend të varfër, si mund të flasësh për stacione kur gjysma e Shqipërisë është në emigrim për të ushqyer. Si mund të flasësh në Kuvend kur nuk ka një bisedë për strategjinë e kombit shqiptar. Dje për vizitë në Serbi ishte Presidenti i Kinës, nuk ka asnjë koncept. Nuk ka as ju as ata.

Shqipëria është i vetmi vend në botë që luftën ndaj drogës e bën pa emrat e bosëve të drogës. Kjo është një pyetje për kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm. Si ka mundësi që ministri i Brendshëm i Meksikës dhe Ekuadorit marrin guximin të përmendin me emra bosët e drogës.

A mund ta sfidojë ministrin e Brendshëm këtu të thotë emrin e një bosi të drogës?! Madje edhe të bandës së Elbasanit. Mund ta sfidoj kryeministrin e Shqipërisë, të përmendi emra, krimi ka emra.

Më thoni të nderuar që drejtoni luftën për drejtësi dhe luftën kundër krimit: Kush janë bosët e drogës në Shqipëri, kush janë grupet kriminale që përfshihen në zgjedhje. Po e thatë këtë do ju duartrokas sinqerisht”, tha nder te tjera Alizoti.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re