Profesor Kita Sallbanda në departamentin e neurokirurgjisë në Madrid ka kritikuar trajtimin me antibiotikë në Shqipëri duke thënë se ka raste që mund të trajtohen vetëm me paracetamol dhe ibuprofen. Në një intervistë për emisionin “Opinion”, u shpreh se aktualisht në Spanjë, trajtimi në mënyrë private kushton 900 euro, por pjesa më e madhe e ilaçeve rimbursohen nga shteti.

“Kam vënë re që në Shqipëri, i supertrajtojnë njerëzit. Kam njerëzit e mi që i kam trajtuar me paracetamol dhe ibuprofen. Kam parë skemat e mjekimit që i kanë mbushur me antibiotikë dhe antiviralë që nuk kanë asnjë efekt. Tani përdorim antibiotikët me kile që nuk është e nevojshme. Në Spanjë, trajtimi shkon në 900 euro privatisht me të gjitha kushtet e trajtimit. Pjesën më të madhe të ilaçeve i marrim nëpërmjet rimbursimit të shtetit, pra kosto reale është shumë më e vogël”, tha Sallabanda.

Më pas përmendi rastin e një familjari që është aktualisht me Covid në vendin tonë dhe i kanë dhënë një recetë të thjeshtë me vetëm tre ilace, pa antibiotikë.

“Kam një njeriun tim sot të sëmurë dhe i kanë dhënë një recetë të thjeshtë trajtimi që i kam thënë atë duhet të bësh: ka paracetamol, vitamin D, vitamin C. Sipas kushteve mund të vihen gjëra të tjera por nuk mund të bëjmë trajtim kaq agresiv sa në Shqipëri”, shtoi Sallabanda.

(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re